Socialistët mbajnë një minutë heshtje për Bashkim Finon në takimin elektoral të Lezhës

0

Kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e  sotme kandidatët për deputet të PS-së për qarkun e Lezhës.

Takimi nisi me një minutë heshtje për ikjen e parakohshme nga kjo jetë të deputetit Bashkim Fino.

“Dua t’ju kërkoj një minutë heshtje për një anëtar të skuadrës tonë të 25 prillit, një socialist i shquar, ish-kryeministri shqiptar, një mik i joni i zemrës, i paharruari Bashkim Fino që u na nda prej nesh dy ditë më parë. U prehtë në paqe!” tha Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i Lezhës.

Dita e djeshme u shpall zi kombëtare me vendim qeverie.

Flamujt kudo në institucione u ngritën në gjysmë shtizë ndërsa veç PS edhe partitë e tjera ndaluan aktivitetet e tyre elektorale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu