Ja si u bën prindër për herë të dytë në 5 muaj/ Dyshja famshme habit njerëzit

0

Aktori i famshëm amerikan Alec Baldwin dhe partnerja e tij Hilaria, u bënë prindër për herë të dytë dy javë më parë.

Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Lucia, vetëm 5 muaj pasi Hilaria solli në jetë një djalë, të cilin e quajtën Edward.

Pikërisht kjo gjë ka ngritur pikëpyetje të mëdha tek fansat e dyshes.

Pasi njoftuan se kishin mirëpritur një foshnjë tjetër në 5 muajt e fundit, fansat kërkuan një shpjegim nga aktori.

“Si i bëre dy fëmijë në 5 muaj?!”, “Dy lindje nga shtatori deri më tani? Po ju njerëz? Na shpjegoni se çfarë po ndodh ”,“ Jam në shok ”, janë disa prej komenteve që i drejtohen Baldwin në rrjet.

Aktori, i ofenduar nga pyetjet e shumta të ndjekësve, u përgjigj me ironi për këtë situatë:

“Unë u them njerëzve se gruaja ime është koleksioniste. Disa mbledhin makina, disa mbledhin orë, vepra arti. Gruaja ime mbledh bebe. “Ajo i do foshnjat”, tha Baldwin.

Sipas, mediave të huaja, çifti mori një nënë surogate për vajzën e tyre Lucia, pas lindjes së djalit Edward. Epo, tani mori shpjegim gjithçka!

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu