Ja skandali që i dha fund lidhjes së shumë përfolur të J.Lo me Alex Rodriguez

0

Pas  mediat raportuan se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë më bashkë, nisi të qarkullojë një skandal i pretenduar, i cili mendohet të ketë qenë “goditja” finale për lidhjen e tyre.

Dyshimet se Alex kishte tradhtuar Jennifer Lopez nisën në janar të këtij viti. Ndonëse emri i tij nuk u përmend fillimisht, njerëzit në Twitter nuk e patën të vështirë të kuptonin se për cilin bëhej fjalë. Në një spektakël të realizuar nga moderatori Andy Cohen me ribashkimin e protagonistëve të “Southern Charm” – një reality show amerikan që përqendrohet te disa njerëz që zbulojnë jetën e tyre personale në Charleston, South Carolina – u përfol lidhja e e Madison LeCroy, një prej protagonisteve, me një ish-lojtar bejzbolli teksa Madison ishte në një lidhje me një tjetër anëtar të “Southern Charm”, Austen Kroll.

Cohen zbuloi se burri me të cilin Madison mendohej se kishte pasur një lidhje ishte një “ish-lojtar i MLB” (MLB – Major League Baseball). Ajo pranoi se kishte folur, por nuk ishte takuar fizikisht.

Një tjetër anëtar i kastit, i pranishëm në shfaqje, Craig Conover, e quajti Madison “gënjeshtare” dhe shtoi se ajo udhëtoi për në Miami për t’u takuar me të.

“Ai më kontaktoi dhe po, folëm, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë…Nuk e kam takuar dhe nuk e kam prekur kurrë,” tha Madison.

Ç’ndodhi më vonë?

Pas zërave se mund të jetë Alex Rodriguez, i fejuari i Jennifer Lopez, Madison pranoi se po, bëhej fjalë për Alex. Për Page Six ajo u shpreh se thjesht folën në Facetime.

“Ai nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua. Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, ose për timen. Jemi të pafajshëm në këtë.”

Po tani?

Një burim për Page Six u shpreh se “skandali me Madison LeCroy ishte arsyeja pse ata u ndanë. Kishin probleme, por Jennifer u turpërua shumë nga kjo”.

Burime pranë Rodriguez thanë se nuk janë takuar kurrë.

Pak kohë më parë, J.Lo tha se ajo dhe Alex kishin kërkuar ndihëm e një terapisti teksa qëndronin në karantinë. “Ka qenë shumë mirë. Duhet të punojmë me veten. Bëmë terapi,” deklaroi ajo për Allure.

Në mars të vitit 2019, Jose Canseco, ish-bejzbollist dhe ish-shok i Alex, deklaroi se në fakt Rodriguez e ka tradhtuar dhe vazhdon ta tradhtojë Lopez-in me një ish-partnere, Jessica- n.

“Nuk kanë rëndësi fare. Unë e di cila është e vërteta. E di kush është ai. Ai gjithashtu më njeh mua. Ne jemi të lumtur dhe s’kemi ndërmend të lëmë të tjerët të vijnë e të na thonë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është!” tha asokohe J.Lo në një intervistë për “The Breaktfast Club”.

Ata u ndanë “disa javë më parë,” tha një burim pranë (ish)çiftit për CNN. “Nuk duket se ata do të kthehen bashkë,” u shpreh burimi duke shtuar se Rodriguez nuk ka qenë i shoqëruar nga Jennifer këto javët e fundit, ndonëse zakonisht ajo qëndronte pranë tij.

I vetmi reagim i tyre janë dy fotot e postuara në Instagram, që s’duken dhe aq rastësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu