Jaden Smith do të hapë një restorant, por vetëm për këto njerëz

0

Variety tregon se 22-vjeçari Jaden Smith, i biri i Wil Smith dhe Jada Pinkett Smith, do të hapë një restorant për t’u dhënë vakte falas njerëzve të pastrehë.

Muzikanti, aktori dhe filantropi thanë se qëllimi i tij ishte të siguronte “ushqim të shëndetshëm, vegan falas” për ata që kishin nevojë në zonën Skid Row të Los Angeles. Me restorantin “I Love You”, Jaden dëshiron që ata që kanë mundësi të paguajnë për vaktin e tyre të shpenzojnë pak më shumë (me dëshirë) si një mjet për të paguar dhe vaktin e personit të pastrehë.

“Nëse nuk jeni i pastrehë, jo vetëm që duhet të paguani, por mund të paguani më shumë sesa vlera e ushqimit në mënyrë që të mund të paguani për personin që keni mbrapa jush,” shpjegoi ai.

Ideja e Smith për të ndihmuar ka ardhur që prej prilit të vitit të kaluar. Gjatë asaj kohe, ai dërgoi pako që përmbanin ushqim, maska, rroba dhe dezinfektantë.

Në tetor, Jaden nisi projektin e tij të fundit filantropik: “Kutia e ujit”, një sistem filtrimi që ndihmon në sigurimin e ujit në zonat që luftojnë për të marrë burimin e nevojshëm. Smith e nisi ndërmarrjen e tij në Flint, Michigan, vend i cili ka qenë në një krizë uji. Përmes përpjekjeve të tij, Jaden ishte në gjendje të siguronte ekuivalenten e të paktën 300,000 shisheve ujë

“Në çdo moment, ne mund të krijojmë një version të ri të botës”, shprehet ai. “Unë besoj se gjëja tjetër që do bëjë ndryshimin, mund të jetë fare pranë nesh.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu