“Jam tmerruar”, Shawn Mendes i frikësuar pas debatit me Camila Cabellon

0

Argumenti mes çiftit duket se e ka çoroditur dhe frikësuar këngëtarin e njohur.

Bëhet fjalë për “princin” e shumë vajzave, Shawn Mendes dhe “Señorita” e tij, Camila Cabello. Dy të rinjtë janë përfshirë në një debat, i cili ka evoluar deri në tone të larta të zërit dhe kjo ka sjellë një reagim jo fort të mirë nga te dyja palët, shkruan InfoWebTv.

Mendes bëri të ditur se ai i frikësohet faktit i të qenurit “i keqi” në një lidhje.Këngëtari ishte i ftuar në podcastin “Man Enough:, ku shpjegoi debatin e ndodhur mes tij dhe Cabellos.

“Unë i ngrita zërin dhe ajo më pyeti: ‘Nuk më pëlqen kur e ngrin zërin. Pse e bëre këtë?’ Dhe unë fillova të mbrohesha”, është shprehur këngëtari.

“E ndjeva kur u zbraps dhe jam i tmerruar nga të qenurit i ligë. Jam i frikësuar dhe nuk dua të jem i keq”, ka shtuar më tej Shawn Mendes.

Pas këtij debate çifti diskutoi gjatë për të zgjidhur problemet e tyre. Duket qartë se përpjekjet e dy të rinjve për të mbajtur një lidhje në harmoni janë të palodhura.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu