Java e Kulturës Italiane ndalet në qytetin e Gramshit

0

Shqipëria mikpret Italinë nga data 2 deri më 8 qershor, në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh kulturore e sportive, që përkon me festën e Republikës Italiane.

Java italiane u ndal edhe në qytetin e Gramshit teksa spektatori pati mundesi të shijonte një pasdite magjike me Korin e Bolzanos. Kjo pasdite e jashtëzakonshme solli për publikun melodi epike të rajonit verior të Italisë, me një repertor të pasur këngësh popullore alpine kuruar nga Associazione Nazionale degli Alpini.
Insert..

“E organizojmë këtë aktivitet në kuadër të javës së kulturës Italiane.Nisi më 2 qershor dhe do të vijojë gjithë javën, organizuar nga ministria e kultures dhe inovacionit.Jam shumë i lumtur që korin alpin e sollëm dhe në qytetin e Gramshit.Një kulturë malore Italiane vjen në qytetin tuaj malor.Kori fillimisht performon në Gramsh më pas në Tiranë, por ishte e rëndësishme të ishim këtu përshkak të ndërlidhjes kulturore mes dy vendeve’.

Kryetari i Bashkisë Gramsh Besian Ajazi u shpreh falenderues që java italiane u ndal dhe në qytetin e Gramshit.

Zërat harmonikë të korit jehuan në shesh, duke ofruar një portret të gjallë të muzikës, kulturës dhe traditës alpine. Kjo vitrinë e veçantë ngjall një ndjenjë nostalgjie dhe vlerësimi për trashëgiminë e pasur muzikore të rajonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu