Java më tragjike, 107 pacientë me Covid në 7 ditë

0

Java mbyllet me një bilanc të frikshëm nga koronavirusi në Shqipëri. 107 viktima në 7 ditë nga e hëna në të diel. Dita më e zezë ishte e shtuna, që regjistroi 19 viktima që është rekordi deri tani. Testimet kanë ardhur në rritje këtë javë, po ashtu edhe numri i infektuarve që janë zbuluar.

E shtuna, përpos viktimave shënoi edhe numrin më të lartë të të infektuarve, 846, ndërsa më shumë testime u bënë sot (lexo ketu), 2374. Të shëruarit llogariten automatikisht pas 14 ditëve. Megjithatë sipas ministrisë së Shëndetësisë më shumë të shëruar janë regjistruar ditën e enjten, 572.

Partia Demokratike denoncoi sot se në Shkodër janë fshehur shifrat reale të viktimave nga Covid-19. Ish-deputeti Bardh Spahia tha se Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 62 të vdekur që nga fillimi i pandemisë në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, sipas ish-deputetit vetëm në bashkinë Shkodër janë regjistruar 80 viktima si pasojë e virusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu