Jenishehri/ “Godet” sërish,sfidon Ramën e Bashën të dy bashkë në debat

0

TIRANE – Deputeti Selami Jenishehri, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sfiduar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Opozitës Lulzim Basha në debat.

Jenishehri shtron një pyetje duke kërkuar arsyen se pse, Rama dhe Basha nuk e pranojnë debatin televiziv me të.

Më pas ai shkruan se ata nuk pranojnë të dalin në debat me të pasi sipas tij Rama dhe Basha nuk tregojnë dot se ku i marrin paratë e tyre.

Jenishehri edhe më parë ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke thënë që të krahasojë programin e PS-së me programin e tij dhe nëse PS e ka më të mirë, sipas tij do u bëjë thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë Partinë Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu