Jenisheri: Si nuk më tha njeri bravo të qoftë Selami për OKB

0

 

Deputeti Selami Jenisheri nuk ndalet me deklaratat e tij në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ku herë pas here thotë se ai po kontribuon për arritjet e mëdha e vendit, siç tha se kishte qenë një ndër personat që kishte futur Shqipërinë në OKB.

Jenisheri këtë herë ka thënë se ishte ai personi që e ka shtyrë ministren Xhaçka të firmosë që Shqipëria të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe në fund ai tha se ishte i vetmi që do i dilte zot popullit shqiptar.

“Populli shqiptar ndodhet në një gjendje kritike ekonomike që e ka sjellë jo vetëm kjo qeverisje e këtyre 30 viteve por edhe pandemia, tërmeti e të tjera me radhë, E kanë bërë këtë popull me vështirësi të jashtëzakonshme. Ky është një argument që nuk e kundërshton dot kush.

Ai që e ka dy pare mend e di çfarë hallesh ka mbi shpatullat e shqiptarëve. E kemi për detyrë t’i japim jetë mundësisë që tatimet mbi ta të jenë sa më të përballueshme.

A e kryejmë ne këtë detyrë si duhet?

Si nuk më tha njeri bravo të qoftë Selami Jenisheri. I them zonjës ministre Xhaçka, firmos moj Olta që t’i vijnë shqiptarëve miliarda lekë. Ka ardhur dy herë delegacioni dhe kanë ra dakord me dhënë projektin. Ne na vdesin njerëzit në oborret e spitaleve. Parët janë aty. Por unë e kuptoj se pse nuk e firmosin. Se e dinë që unë e kam bërë të mundur këtë gjë. Ju drejtohem ju pensionistëve se unë si kryetari juaj do ju jap një lajm të mirë brenda pak ditëve.

Pensionistët do i ndihmojë. Kush është ky parlament që i çon në varr para kohe. Votimet e 25 Prillit janë të paligjshme. Do i dal zot këtij populli. Celibashit i kam dërguar një letër ku i them zbatoje kodin zgjedhor. Kujtim a të ka pyetur ty kush nga KQZ? As unë.

Unë e takova njëri prej tyre që erdhi nga delegacioni dhe më thanë do e bëjmë Shqipërinë një ndër më të pasurit e botës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu