Marash Logu: Taulant Balla përdori ndihmën ekonomike për vota

0

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu ka bërë përgjegjës kryesor Taulant Ballën si organizues të blerjes së votave për PS-në n⌂ qarkun e Elbasanit.

Në mbledhjen e KAS, Logu tha se PD ka kallëzuar në prokurori Taulant Ballën. Sipas tij ky i fundit ka përdorur ndihmën ekonomike për t’ju kërkuar qytetarëve votën. Gjithashtu ai tha se janë kallëzuar me emra personat që janë aktivizuar në terren për të blerë vota.

Logu tha po ashtu se edhe biznesmeni Gjergj Luca është aktivizuar për të blerë vota për Partinë Socialiste.

“Taulant Balla është drejtues i një strukture kriminale. Gjatë peridudhëa mars- prill PD ka depozituar 50 kallëzime penale. Në qarkun e Elbasanit PD ka depozituar 2 kallëzime. PD ka kallëzuar Taulant Ballën dhe çdo shtetas tjetër që bashkëpunon me të. Taulant Balla është denoncuar se duke përdorur ndihmë ekonomike kërkonte mbështetjen e tyre.

Në telefonat e një numri të konsiderueshëm qytetarët vinte mesazhi: ‘Përshëndetje ju konktaktojmë nga zyra e shtabit elektoral të Taulant Ballës, duam t’ju njoftojmë se ndihma ekonomike është dyfishuar nga shkurti dhe kjo është mundësuar nga Taulant Balla. Kërkojmë mbështetjen tuaj’.

Kemi denoncuar dhe kemi paraqitur fakte publike se si biznesmeni Gjergj Luca kryente mbledhje të paligjshme të mjeteve të identifikimit të punonjësve të tij dhe ishte angazhuar në skemën e blerjes së votave. Kishte një numër shtetasish të caktuar që ishin të paguar nga ai që vepronin pas orës karantinës kur lëvizjet e qytetarëve ishin të ndaluara.

Ndihma ekonomike u përdor masivisht në Elbasan nga Taluant Balla për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Qytetarët merreshin në telefon dhe u thonin se dyfishimi i ndihmës ekonomike është bërë falë Taulant Ballës,” deklaroi Logu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu