Jep dorëheqjen Ministri Sandër Lleshaj. E konfirmon Kryeministri Edi Rama

0

 

Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Rama tha se është i kënaqur me përgjegjësinë që mori ministri për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

“Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ministri i Brendshëm më ka informuar dhe më ka vendosur në dispozicion dorëheqjen e tij. Jo vetëm për të larë gojën por duke më shpjeguar se përse tërheqja e tij ishte rruga e duhur për të personalisht për mua që i kam besuar atë detyrë, por edhe për qeverinë dhe shumicën tonë.

I kam thënë të më presë të kthehem, sepse kam dashur ta shoh në sy. Jemi takuar edhe sot, jam krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e tij Sandër Lleshaj. Unë e kam ditur. Në këtë vend nuk janë të gjithë njëlloj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë, as direkt dhe as direkt”, tha Rama.

Sandër Lleshaj u dekretua në postin e ministrit mes shumë polemikave mes presidentit dhe kryeministrit, në datë 16 nëntor të 2 viteve më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu