Rama: I kërkoj falje publikisht familjes së Klodian Rashës

0

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për vrasjen e të riut Klodian Rashës nga policia.

Ndërsa para Ministrisë së Brendshme kishte nisur protesta e dytë, Rama me anë të një videomesazhi i kërkoi falje publikisht familjes së të ndjerit.

Konferencën e njoftoi përmes një postimi në Twitter ai shprehet se sot do të dalë në një komunikim me mediat në ora 18:00.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb“, shkruan Rama në Twitter.