Jeta në Paris e lodhshme, çifti Kadare heq dorë nga Franca

0

Helena Kadare tregoi se ajo dhe partneri janë lodhur nga jeta e Parisit, i cili humbi gjithashtu “shkëlqimin” për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Ndaj, çifti ka zgjedhur të jetojë përfundimisht në Shqipëri. Tashmë, jeta e tyre është mes Tiranës dhe Durrësit.

Në muajin maj, shkrimtari Ismail Kadare u nderua me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”.

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia Fier Kadare u shpreh i lumtur dhe i nderuar për këtë vlerësim

“Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të ngrohtë dhe të bukur, kaq shqiptare. Ju lumtë. Për shkrimtarin, ngazëllimi i lexuesve është shumë i shtrenjtë”, tha Kadare.

Kujtojmë se para një viti, përmes një dekreti të veçantë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar me titullin prestigjoz Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.

Ky çmim e rendit atë në mesin e 250 personaliteteve të shquara botërore që vlerësohen nga shteti francez. Ka qenë ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, që ka bërë me dije asokohe lajmin në rrjetet sociale.

Kumbaro ka thënë se ky vit i parë kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë.

Postimi i plotë

Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruante Kumbaro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu