Plagosi me sende të forta një person, arrestohet 44-vjeçari

0

G.S. 44-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga policia në lidhje me një ngjarje të rreth dy javëve më parë. Policia njofton se më datë 10 qershor, 44-vjeçari pas një konflikti për motive banale ka plagosur me sende të forta SH. D. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Vihet në pranga një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. S., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu