Joklin Dika, 11-vjeçarja nga Elbasani shkëlqen në pasarelën e madhe të Costancas në Rumani, fiton Çmimin e Dytë në “Model of the Universe”

0

Joklin Dika, 11-vjeçarja e talentuar nga Elbasani, ka rrembyer zemrat dhe duartrokitjet e publikut në pasarelën e madhe të Costancas në Rumani.

Konkuruese në kategorinë “Kids” në eventin madhështor “Model of the Universe,” Joklin ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Çmimin e Dytë mes rreth 100 konkurrentëve nga e gjithë bota.

Me hijeshi, elegancë dhe profesionalizëm, Joklin ka shkëlqyer në çdo hap të saj gjatë pesë ditëve të garës, ku çdo konkurrent prezantohej përpara një jurie prestigjoze të yjeve me veshje nga brande dhe stilistë të njohur të Rumanisë. Ky sukses është një tjetër hap drejt realizimit të aspiratave të saj në fushat e modelingut, prezantimit dhe filmit.

Nën kujdesin e producentës Albana Cakshiri dhe agjencisë Albania Event Production, Joklin ka arritur suksese edhe në vende si Estonia, Parisi, Gjeorgjia, Antalia, Monako, Monte-Carlo, Dubai dhe në Festivalin e Canes. E angazhuar me projektet e reja që do të sjellë muaji Shtator, Joklin premton surpriza të tjera për publikun dhe shprehet krenare që përfaqëson vendin e saj, Shqipërinë.

Ajo i atribuon këtë sukses mbështetjes së familjes së saj të dashur, veçanërisht vëllait të vogël dhe gjyshes, e cila ka qenë gjithmonë pranë saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu