Jozefina Topalli voton: Sot fillon kapitulli i ri

0

Këtë të diele qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhë qeverinë që do i përfaqësojë për 4 vitet e ardhshme.

Në kuadër të këtyre zgjedhjeve ka votuar edhe drejtuesja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli e cila kandidon në disa qarqe.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, e shoqëruar nga familjarët e saj u shpreh se sot nis një kapitull i ri për shqiptarët.

“Unë jam e sigurt se ndryshimi fillon te kutia e votimit. Dhe sot është një ditë kur do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste, një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot, fillon një kapitull i ri” deklaroi Topalli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu