“Ju kanë bërë për budallenj”/ Reagojnë konkurentët me tallje, ironi dhe presione për skandalin e djeshëm

0

Ditën e djeshme bënë xhiron e rrjetit fotot e bujshme të Teas, konkurrente e “Për’puthen” e cila doli nga programi si çift me Andin, teksa puthej në buzë me një ish-konkurrent të emisionit, Beartin nga Kosova.

Pas këtij skandali kanë reaguar edhe vajzat e emisionit “Për’puthen”, Sindi, Ana dhe Ledjana.

Në InstaStory, Sindi dha mendimin e saj për çiftin Tea-Beart dhe skandalin Tea-Andi.

“Të them të drejtën, nuk di çfarë të mendoj në lidhje me këtë temë. Do të dëshiroja të prisja një koment nga vetë protagonistët. Ju mund të thoni gjithçka për Shqipen, por gënjeshtra i paska këmbët e shkurtra, nuk e mohoni dot. Jam e zhgënjyer.”- shkruan Sindi.

Ndërkohë, Ana Kauri ka preferuar të flasë me fjalët e Dafinës në këngën “Zili zili”, teksa ka publikuar një video të sajën teksa dëgjohet teksti “Ju kanë rrejt, ju kanë bo budall“.

Gjithashtu, Ledjana e përshkroi me një memes situatën:

Përsa i përket Melisës, ajo është e vetmja që ende nuk ka reaguar. Rikujtojmë se Fationi e paralajmëroi nëpërmjet një postimi në Story se dhe asaj do t’i dilte shumë shpejt e vërteta sheshit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu