Ju kujtohet kali Loli?Vërtet ai paska një kockë të fortë!

0

Ju kujtohet kali Loli, i gjetur në Thuria në vitin 2020 në gjendje shumë të rëndë? Ai sot shtë në gjendje shumë të mirë, pasi prokuroria e dorëzoi në Shoqatën Greke për Mbrojtjen e Kuajve.

Lajmin e mirë e bëri me dije vetë shoqata. “Para dhe pas Iolit. Kur e sollëm Iolin në ESPI dhe i bëmë kontrollet e nevojshme, e dinim nga fotot që kafsha ishte shumë e dobët dhe ishim të tronditur nga pesha e saj, na u duk për një moment që mund ta merrnin vetë në krahë, aq e dobët ishte.

Ajo çfarë kërkonim të bënim të gjithë ne, ishte të përpiqeshim ta mbanin në jetë dhe ditët në vijim ishin vendimtare për jetën e saj.

Për fat të mirë, kafsha kishte ende forcë edhe brenda dy javësh arriti të kalonte pengesën e parë për shërimin e saj. Trajtimi dhe kujdesi intensiv  dha pas 4 muajsh efektin që prisnim.

Sfida më e madhe tani mbetët bota e saj psikologjike e cila është tronditur. Dhimbja dhe mundimi i madh që ka kaluar sigurisht që janë rrënjosur thellë në zemrën e saj.

Me këmbëngulje dhe optimizëm do të jemi pranë saj derisa ky shpirt i dhembur të vijë në vete dhe të gjejë qetësinë që meriton”, shkruan shoqata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu