Elbasan/ Merren në mbrojtje dy prokurorët e çështjes Çapja. Emrat

0

Merren në mbrojtje dy prokurorët e Elbasanit, Prokurori i Rrethit Kreshnik Ajazi dhe prokurori Ridvan Sukaj.

Kreshnik Ajazi drejtuesi i kësaj prokurorie është marrë në mbrojtje që prej muajit nëntor të vitit 2020, pas ngjarjeve të verës se shkuar ku u pasuan me arrestimin e Erion Alibej. Ndërkohë Ridvan Sukaj është marrë në mbrojtje mëngjesin e kësaj të mërkure, pas arrestimit të Ardian Çapjas.

Kërkesa për marrjen në mbrojtje është bërë nga vetë prokurorët, ndonëse një fakt të tillë ata e kanë mohuar për median.

Kërkesa për mbrojtje është bërë me argumentin se u rrezikohet jeta dhe familja. Vendimi për mbrojtjen e tyre është marrë nga Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve.

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë në një operacion të organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shteit, me ndihmën e RENEA-s. Ndërkohë u shpall në kërkim dhe vëllai i tij Florenc Çapja.

Vëllezërit Çapja akuzohen si të dyshuar për vrasjen e ndodhur në 2012-tën, ku së bashku me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çapja alias Çopja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Dyshohet se vrasja e bab e bir, është kryer për shkak të hasmërisë mes dy fiseve, që kanë dominuar prej vitesh qytetin e Elbasanit.Faxweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu