Ka besimin e Edi Ramës, Mariglen Disha: Nuk ka kohë për të humbur, Librazhdi meriton dhe do të ketë vëmendjen maksimale!

0

Librazhd- Kandidati i Partisë Socialiste për Librazhdin, Mariglen Disha, ka nisur punën për organizimin e fushatës elektorale menjëherë pas besimit që i dha Edi Rama dhe Kryesia e PS-së për të drejtuar bashkinë e Librazhdit.

Takimi i tij i parë ka qenë me Asamblenë e PS Librazhd ku ai u shpreh falenderues për besimin e dhënë ndërkohë që ka njoftuar takimet që do të zhvillojë për të diskutuar për të mirën dhe të ardhmen e bashkisë. Ai ka falenderuar edhe kryetarin aktual të bashkisë, Kastriot Gurra, për punën e bërë.

Mariglen Disha gëzon një mbështetje të gjërë. Ai la një emër mjaft të mirë gjatë kohës kur ishte Drejtor i Kadastrës në Elbasan, por edhe në detyra të tjera të besuara.

Ja postimi i Mariglen Dishës në profilin e tij në Facebook:

Nuk ka kohë për të humbur, Librazhdi meriton dhe do të ketë vëmendjen maksimale!

E filluam takimin e parë me Asamblenë e Partisë Socialiste të Librazhdit ku diskutuam bashkërisht për zhvillimin e Bashkisë në katër vitet e ardhshme. I jam falenderues familjes së madhe socialiste për besimin që më dha duke më kandiduar për Bashkinë e qytetit ku jam lindur dhe jam rritur.

Ky është vetëm takimin i parë pasi do të takohemi çdo ditë, do ulemi ballë për ballë, do të diskutojmë për qytetin tonë dhe së bashku do të ndërtojmë të ardhmen! Shumë gjëra janë bërë dhe për këtë i jemi falenderues Kryetarit të Bashkisë, Kastriot Gurra. Shumë të tjera do t’i bëjmë së bashku për të përmirësuar jetën e bashkëqytetarëve tanë.
Jam i bindur se më 14-Maj qytetarët e Librazhdit do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu