Ka vaksinuar 40% të popullsisë së saj, kush është shteti europian që po liron kufizimet, mjafton të kesh kartën e imunitetit Covid

0

 

Hungaria këtë të shtunë ka liruar masat kufizuese anti Covid për të gjithë personat që janë të pajisur me kartën e imunitetit për vaksinimin me Covid të lëshuara nga qeveria.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të gjithë shtetasit e pajisur me karta plastike mund të hyjnë në dhoma të brendshme të ngrënies, hotele, teatro, kinema, llixha, palestra, biblioteka, muze dhe vende të tjera rekreative.

Ndërkohë personat e vaksinuar dhe ata që janë rikuperuar nga COVID-19 kanë të drejtë për kartat e imunitetit hungarez, të cilat duhet të paraqiten në institucione para hyrjes. Orari i punës për bizneset u zgjat deri në orën 11:00.

Hungaria ka administruar 4 milion doza të para të vaksinave të koronavirusit, duke arritur rreth 40% të popullsisë së saj. Vendi ka nivelin e dytë më të lartë të vaksinimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu pritet që në vendimin e radhës autoritetet hungareze do të kundërshtojnë lidhjet e mundshme të BE për të lëshuar dokumente të tilla vetëm për njerëzit që kanë marrë vaksina të miratuara nga agjencia evropiane e ilaçeve, të cilat deri më tani nuk përfshijnë vaksinat e bëra në Kinë dhe Rusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu