Kallëzohen në SPAK zyrtarët e ministrisë së Bujqësisë

0

Ervin Resuli, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka depozituar ditën e sotme në SPAK një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të ministrisë së Bujqësisë për akuzën kryesore të mos-veprimit të institucioneve të kontrollit përsa i përket sigurisë së konsumtaroëve.

Resuli tha se duke mos u bërë kontrollet e nevojshme, në treg kishin hyrë produkte me origjinë shtazore, perime dhe mediakamente të ndryshme të cilat kishin sjellë dëme të shumta tek konsumatorët.

Resuli: Një pjesë e produkteve me origjinë shtazore dhe perime të ndryshme të përfundojnë në tavolinat e konsumatorëe, duke mos u mundësuar sigurinë e nevojshme. Gati 50% të listës së miratuar të ministrisë së Bujësisë janë të pamiratuara nga EMA. Kjo ka nxjerrë në përdorim medikamente të dëmshme për konsumatorët. Kemi edhe medikamente ku nuk ka përputhshmëri të etiketave me preparatin që gjendet brenda tyre. Kjo mënyrë e përdorimit ka sjellë pasoja tek konsumatorët.

Gjithashtu denoncimi është për drejtoreshën e autoritetit kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, zonja Tana Shtylla Kika e cila përpos përgjegjësisë së inspektimit të depove veterinare nuk ka vepruar duke konstatuar problematikat e këtij institucioni. Në këto kushte duke qenë edhe prind vetë, kam depozituar këtë kallëzim për të cilin shpresoj se SPAK do e marrë në konsideratë dhe do të nisë një hetim të menjëhershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu