Kallëzohet penalisht Drejtori i Policisë Bashkiake, punëtori: Na grisi rrobat

0

LEZHË- Drejtori i Policisë Bashkiake në Lezhë, Leonard Pali është kallëzuar penalisht në Prokurori për fyerje dhe dhunë të ushtruar ndaj tre punonjësve të kompanisë së internetit. Këta të fundit kanë kryer kallëzim penal ndaj Palit pasi deklarojnë se janë fyer dhe dhunuar nga ai.

Ndue Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media thonë se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar për llogari të sipëmarresit Ded Bukaqeja në një kanal për të instaluar fibrat optike, pasi firma ka një rrjet të shpërndarjes së interneti. Afër vendit ku po punonin ka qenë dhe sipermarrësi Ded Bukaqeja dhe në këtë moment afrohet dhe ndal makinën Policia Bashkiake, nga ku ka dal drejtori i Policisë Bashkiake, Leonard Palaj, duke iu drejtuar punëtorëve me shprehjen “prap këtu ju”.

“A u kemi thënë mos punoni më, leni punën na tha dhe filloj duke na share. Pasi tha mos punoni u ula për të prere tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi. Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “bythqira”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjere ndjerë veten të poshtëruar prej tij”, deklaron në kallëzimin e tij punëtori Ndue Pjetra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu