Kamioni i fruta-perimeve kapet me 220 kg kanabis, shoferi largohet me vrap nga automjeti

0

Një sasi e madhe droge është kapur ditën e sotme në një kamion në Podgoricë, i cili vinte nga Shqipëria.

Bëhet me dije se janë kapur 220 kg kanabis e ndarë në 224 pako.

Mësohet se kamioni ishte regjistruar për transport të fruta-perimeve e kompanisë ‘Bugarin”. Pasi policia i ka komunikuar shoferit se do të bënte një kontroll, ai ka tentuar të largohet me vrap.

Sasia e kanabisit është raportuar edhe te pala shqiptare, pasi ka dyshime se ngarkesa mund të jetë marrë ne vendin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu