Kamioni përplaset me një makinë në aksin Librazhd- Prrenjas, plagosen tre fëmijë të cilët nisen me urgjencë në spital

0

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të hënë në aksin nacional Librazhd-Prrenjas. Mësohet se një kamion është përplasur me një  makinë të tipit “Land  Rover” ku raportohet se kanë  mbetur të lënduar 3 fëmijë te cilet kanë qënë në makinën  Land  Rover.Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Qukës. Sakaq dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit tre fēmijët e aksidentuar. Aktualisht nuk ka shumë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore. E vetmja gjë që dihet nga dëshmitarë në vendngjarje  është se fëmijët kanë qënë në pjesën e pasme të makinës por nuk e kanë patur të vendosur rripin e sigurimit. Në drejtim të vendit të ngjarjes ka shkuar policia.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu