Kanosi me thikë të renë dhe tentoi t’i marrë telefonin, pranga 62-vjeçarit në Vlorë

0

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar t’i rrëmbejë telefonin një 18-vjeçareje në rrugë. Gjatë kësaj tentative, ai e ka kanosur të renë me thikë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi 62 vjeç, banues në Vlorë.

Mjeti prerës (thikë) që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu