Kapet me 100 mijë pound në çantë, arrestohet në Angli 29-vjeçari shqiptar (EMRI)

0

Ajet Balesi, 29 vjeç është arrestuar nga autoritetet angleze pasi u kap me 100 mijë paund para të thata në makinë.

Shqiptari i cili jeton në Ramsbottom u arrestua në terminalin e Kent disa dy ditë më parë. pasi oficerët e Forcës Kufitare gjetën paratë, të cilat ishin fshehur tek kroskoti mjetit të tij Mercedes, ai u mor në pyetje, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët po udhëtonte.

Paratë u sekuestruan pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Balesi akuzohet për pastrim dhe transfertë të paligjshme parash dhe u paraqit para Magjistraturave të Folkestonit dje, më 26 janar.

Ai u caktua në paraburgim deri në paraqitjen e tij të radhës në Canterbury Croën Court në 1 mars.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu