Kapet vrasësi i Shkëlzen Kastratit. Emri dhe detajet e operacionit

0

Policia zbulon detaje nga momenti i arrestimit të Albert Zajës i cili dyshohet të ketë vrarë Shkëlzen Kastratin më 1 shkurt. Zaja sapo ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armën e zjarrit që kishte me vete dhe ka tentuar të largohet. Megjithatë, është kapur dhe vënë në pranga nga policia.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë për Zajën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Operacioni vijon për kapjen e autorëve të tjerë të kësaj ngjarje. Në kërkim nga policia janë shpallur edhe Elmir Tufa, 29 vjeç, bashkë me Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç. Dyshohet se ata janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që e kanë ndjekur viktimën për afro dy muaj duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij.

Shkëlzen Kastrati, u ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier ndërsa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu