Katër punonjës të burgut të Peqinit të infektuar me Covid

0

Katër punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Mësohet se të tjerë punonjës janë tashmë në pritje të tamponit.
Po ashtu, në këtë qytet, numri i mësuesve të prekur nga Covid-19 është rritur me shifra alarmante. Sipas burimeve nga spitali i Peqinit, rreth 1/3 e mësuesve janë të infektuar. Qyteti ka rreth 300 mësues në rang rrethi.
Me Covid-19 është diagnostikuar edhe një mjek në Peqin, i cili është transportuar drejt Infektivit.
Në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19 është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-keyebashkiaku Skënder Hasa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu