Katër viktima nga aksidenti rrugor në qytetin shqiptar, mes tyre një 12-vjeçare

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj-Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare të Ferizajt.

Policia njofton se si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona. Ndërkaq, është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë .

“Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, të përfshira ishin dy automjete civile udhëtarëve. Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër ,i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.

Klankosova.tv nga burime të veta mëson se në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu