Gara në PD/Harxhi: Me Bashën PD vetëm humbje njeh,ai nuk është lider!

0

Në Shqipëri, një prej kandidatëve për drejtimin e Partisë Demokratike, Edit Harxhi shprehet se përmes projektit të saj ajo synon fundin e tranzicionit në Partinë Demokratike, Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo thotë se kryetari aktual Lulzim Basha për përpiqet të radikalizojë bazën e partisë duke mos pranuar humbjen në zgjedhjet e 25 Prillit. Zonja Harxhi komenton ndër të tjera dhe vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit ndaj zotit Sali Berisha apo dhe marrëdhëniet e zoti Basha me Shtetet e Bashkuara

Harxhi nga Pogradeci:

A mendoni se do të ktheni në PD vlerat e 90 është në një kohë kur në këtë parti ka më shumë të majtë se sa të djathtë apo të përndjekur?

Znj Edit Harxhi:  Po, besoj se do tja arrij, kjo është dhe një nga pikat e programit tim ku pika kryesore është bashkimi i të gjitha vlerave dhe kontributet e të gjitha kohërave. Por ky bashkim duhet të ndodhi mbi idealet e 90ës, ku në plan të parë duhet të kemi antikomunizmin, pronarët e ligjshëm, që tani fatkeqësisht janë kthyer në ish pronarë. Duhet të kemi në plan të parë shtresën e mesme, natyrisht duhet të bëjmë edhe një falje publike për gjithçka që ne nuk kemi bërë në 30 vite për viktimat e komunizmit dhe pronarët e ligjshëm dhe duhet të hapemi si parti ndaj rinisë jo me fjalë por me vepra, kjo është rini e inteligjencës artificiale prandaj ne duhet të gjejmë mënyrën se si të afrojmë rininë e cila po ikën përditë. Por gjithçka do të ndodhë mbi idealet e 90ës dhe kjo është e mundshme. Çdo ditë kam mesazhe nga dhjetoristë që janë të shpërndarë nëpër botë antikomunistë që janë larguar, të cilët më mbështetin dhe janë të gatshëm ti bashkohen thirrjes time.

Sa humbet PD nëse Basha rizgjidhet?

Znj Edit Harxhi:  Kam frikë se PD do humbasë shumë për vetë faktin se ka humbur tashmë 8 vjet, në 8 vite humbje ne jemi jashtë pushtetit qendror e vendor, nëse ne do vazhdojmë në të njëjtën rrugë fatkeqësisht pa një perspektivë të qartë se si do ta mundim qeverinë aktuale se si do jetë projekti i ardhshëm, një projekt që do të drejtojë fundin e tranzicionit në Shqipëri dhe PD dhe këto nuk mund të bëhen me zotin Basha, kam frikë se PD do të përfundojë shumë rëndë në një NGO më vonë. Do të jetë shumë e vështirë më vonë për ta ringritur përsëri, ky është momenti për të ringritur partinë.

Basha flet për zgjedhje të parregullta, kush do të fitojë ai apo ju që kërkoni largimin e tij?

Znj Edit Harxhi:Z. Basha e vërtetë që e quan procesin të manipuluar, ashtu e quaj edhe unë, por unë quaj procesin parazgjedhor të manipuluar ndaj zgjedhjeve, pasi zgjedhjet në vetvete ishin ditë normale zgjedhjesh pasi nuk ka pasur asnjë ankimim nga komisionerët e PD kur janë mbushur proçesverbalet në KZAZ. Gjithçka doli ditën e dytë pas ditës së parë kur z Basha u shpreh se votat janë në kuti, ditën e dytë tha se nuk njihte zgjedhjet. Faktikisht Basha thotë ende sot se nuk i njohim zgjedhjet por se do të hyjë në parlament. Atëherë unë i bëj thirrje se nëse nuk do i njohim zgjedhjet z.Basha nuk duhet të hyjë në parlament por duhet ti prijë një protestë paqësore të stilit Rumun me një rezistencë paqësore për të rrëzuar Edi Ramën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu