“KE do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për negociatat me Shqipërinë”, flet gazetari Parrock

0

 

Gazetari Jack Parrock ka ndarë në Twitter një ‘breaking news’, siç e ka quajtur ai çeljen e dritës jeshile për caktimin e Konferencës Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Sipas tij pritet që kjo konferencë të mbahet në qershor në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian.

“LAJM I FUNDIT: Komisioni i BE do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesinKE e pranimit për #Albania Flamuri i Shqipërisë.
Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE”, shkruan Parrock.

Shqipëria pret konferencën e radhës për çeljen e negociatave me BE-në pas disa vitesh refuzim si dhe një viti të gjatë pandemie e cila bllokoi çdo proces. Në fund të 2019-s vendi ynë u përball me një shtim të listës së kritereve që duheshin plotësuar, ndërsa vendi ishte në përplasje të plotë mes palëve politike me protestat e vazhdueshme të opozitës, djegien e mandateve prej saj si dhe mbajtjen e zgjedhjeve vendore monopartiake.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu