Këlliçi: Basha i çmendur politikisht, baza dhe partia do bëjnë nesër përmbaruesin

0

Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këllici e konsideron kryetarin aktual të PD-së Lulzim Bashën si të çmendur politikisht, prandaj i mbetet partisë dhe anëtarësisë të marrin në dorë drejtimin e saj. Në emisionin “Ditari” në “A2 CNN”, Këlliçi tha se protesta e nesërme e thirrur nga ish-kryeministri Berisha do të çojë deri në fund vendimin e demokratëve në referendumin e 18 dhjetorit ku votuan shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

“Ka një muaj që zyra e kreut të PD-së është e uzurpuar nga një deputet, që nuk është më kryetar i partisë, në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor dhe të referendumit. Protesta e nesërme ka të bëjë me vullnetin e demokratëve për të çuar deri në fund vendimin e anëtarësisë së PD-së dhe delegatëve. Kur një lider çmendet politikisht, i mbetet partisë dhe bazës që të bëjë rolin e përmbaruesit”, tha Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu