“Kemi shpenzuar 800 milionë euro”, Rama kritika të forta katër kryebashkiakëve: Flenë gjumë përballë plerave

0

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me kryebashkiakët në të gjithë vendin ka evidentuar disa prej bashkive më problematike sa i takon menaxhimit të mbetjeve.

Sipas Ramës kampion negativ sa i takon mbetjeve dhe papastërtisë është Himara, dhe pas saj Elbasani, Durrësi dhe Kamza.

Ndërkohë që bashkitë që sipas Ramës kanë dhënë shembuj pozitiv në trajtimin e mbetjeve janë Lezha dhe Korça.

Rama tha se në bashkëpunim me donatorët e huaj, qeveria ka hedhur 800 milionë euro për çështjen e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve, dhe tashmë është koha që qytetarët të kenë rezultate të prekshme dhe të matshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu