Këngëtarja e njohur dorëzohet në mes të skenës : Kam hequr dorë nga depilimi

0

Këngëtarja e njohur, Katy Perry i ka habitur të gjithë me deklaratën e bërë së fundmi. Ajo ka pranuar hapur se nuk ka kohë për t’u depiluar që pasi u bë nënë.

Këtë deklaratë, Katy e bëri pas performancës së një konkurrenteje në “American Idol”, duke u shprehur kështu:

“Zëri yt është ëngjëllor. Si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë për vete prandaj kam hequr dorë nga depilimi, por kur të dëgjova të këndoje, qimet në këmbët e mia u ngritën përpjetë. Më rrënqethe. Ishe e mrekullueshme”.

Ndërkohë që këngëtarja fliste, Luke Bryan hodhi sytë nga këmbët e saj për të parë nëse ajo po thoshte të vërtetën. Kate nuk ngurroi dhe ngriti këmbën mbi tavolinë duke treguar se vërtet kishte qime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu