Këngëtarja e njohur shqiptare martohet sot? Vërshojnë urimet (Foto)

0

Këngëtarja e njohur Besjana Kasami, e njohur si Big Mama duke habitur të gjithë ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram duke festuar me mikeshat e saj. Dhe nuk është foto nga një festë e zakonshme, por nga festa e beqarisë.

Ndonëse ka qenë mjaft e rezervuar për jetën e saj private, Big Mama prej kohësh jeton një dashuri të bukur.

Menjëherë pas këtij postimi, me mesazhin “Nata e fundit e beqarisë”, kanë vërshuar urimet e miqve virtualë në adresë të Besjanës. Me sa duket, kjo e premte do të shënojë ngjarjen më të bukur në jetën e këngëtares.

Për partnerin e saj, Big Mama ende nuk ka folur publikisht. Ajo ka preferuar, prej kohësh, të jetë e tërhequr nga vëmendja mediatike, sidomos kur bëhet fjalë për jetën private.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here