Keni probleme me Instagramin? Ja ç’po ndodh

0

Probleme ka, por nuk ka asnjë detaj të dhënë nga Instagrami, Facebook, apo kompania e tyre mëmë deri më tani.

Nëse keni probleme me aksesin në Instagram tani, nuk jeni i vetmi. Raportet në të gjithë internetin (DoënDetector, Reddit) tregojnë për probleme me aplikacionin, pasi shumë njerëz shohin postime imazhesh bosh, mesazhe “Mirë se erdhe në Instagram”, etj. Probleme ka, por nuk ka asnjë detaj të dhënë nga Instagrami, Facebook, apo kompania e tyre mëmë deri më tani.

Ndërprerja nuk duket të jetë e lidhur me ndonjë zonë specifike dhe shërbimet e tjera janë ende duke punuar. Gjurmuesit e ndërprerjeve të rrjetit në Netblocks kanë vënë re se çështjet “me ndërprerje” të Instagramit po ndodhin ndërkombëtarisht, por nuk duket të ketë ndonjë bllokim në shkallë të gjerë.

Ky problem raportohet se ka nisur që në orën 12:05. Ende nuk dihet se për ç’arsye është bllokuar një ndër platfomat më të përdorura. Madje edhe kërkesave zyrtare për informacion, teknika e kompanisë META, nuk u ka kthyer përgjigje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu