Këput krahun duke gjajtur peshk me dinamit, 44-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës. Policia fillon procedimin

0

Këput krahun duke gjautur peshk me dinamit një 44-vjeçar nga Dibra.

Ditën e djeshme, teksa ka qenë duke gjuajtur peshk me lëndë plasëse të dyshyar Dinamit është plagosur Robert Hoxha 44 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lumin Drin në zonën e Muhurrit, në afërsi të shtëpisë së tij.

44 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe është nisur drejt Tiranës pasi lënda plasëse i ka këputur krahun.

Policia ka nisur procedim penal në ngarkim të shtetasit Robert Hoxha për veprat penale të gjuetisë së paligjshme dhe prodhimit dhe përdorimit të lëndëve plasëse pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu