Kërcënohet zv.presidentja amerikane Kamala Harris : “Ditët e tua janë të numëruara”

0

Një 39-vjeçare është arrestuar pasi kërcënoi zëvëndës-presidenten amerikane Kamala Harris se do vriste.

Niviane Petit Phelps me profesion infermiere, akuzohet për regjistrimin dhe dërgimin e disa videove te bashkëshorti i saj, i cili aktualisht ndodhet në burg në të cilën ajo diskutonte për vrasjen e Kamala Harris.

“Kamala Harris do të vdesësh. Ditët e tua janë të numëruara tashmë. Dikush më pagoi 53,000 dollarë vetëm për t’ju vrarë, unë do ta bëj punën, në rregull”, tha Phelps në një video, sipas ankesës.

Një agjent special i Shërbimit Sekret përgjoi komunikimet midis Phelps dhe burrit të saj të burgosur në JPay, një platformë komunikimi që lejon njerëzit të cilët nuk janë të burgosur të komunikojnë me njerëz brenda burgut.

Në videot e publikuara shihej qartë urrejtja e saj ndaj Harrisit, Joe Biden dhe shumë personave të tjerë pjesë të kabinetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu