Sfidë në televizone të ndryshme, Basha dhe Rama “prenotojnë” të dielën

0

Na ndajnë vetëm shtatë ditë nga dita e zgjedhjeve të 25 prillit dhe duket se liderët e partive kryesore në Shqipëri kanë vendosur që mos qëndrojnë në heshtje.

Kryeministri Rama ka lajmëruar se ditën e sotme është i ftuar në emisionin e “Diell” ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten e tij do të jetë i pranishëm në emisionin “E diela Shqiptare” në rubrikën ‘Gjysma ime’.

Kjo përplasje në emisione në të njëjtën ditë dhe të njëjtën orë, nuk është për herë të parë. Duket se liderët po “garojnë” se kush do të fitojë më shumë audiencë dhe jo vetëm, por edhe votën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu