“Kërcet” arma në mes të lokalit në Tiranë, i plagosur transportohet me urgjencë në spital

0

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal më rrugën “Tahsim Shehu”

Si pasojë e një konflikti të çastit mes dy personave në lokal, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur personin tjetër.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërkohë nuk dihet as emri i personit të plagosur dhe as i autorit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që po mbledhin provat për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, por dhe për të rënë në gjurmët e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu