Zbardhet plagosja në Tiranë: Albert Ostreni qëlloi me armë fqinjin, 23 vjeçari nën kujdesin e mjekëve te Trauma

0

Renaldo Mejdani, 23 vjeç ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një konflikti me fqinjin e tij. Dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit që ka çuar më pas në përdorimin e armës së zjarrit nga Albert Ostreni.

Ky i fundit pasi ka qëlluar me armë drejt fqinjit të tij është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje. Deri tani, 49 vjeçari nuk është arritur të kapet, ndërkohë që në dalje të Tiranës janë ngritur postblloqe policie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu