Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO jep vendimin për Ardjan Çapjan

0

 

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapajt, për masë më të butë sigurie, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Kërkesa e Çapjat për një masë sigurie më lehtësuese u bë pas shfaqjes së problemeve shëndetësore me zemrën, ndërsa kujtojmë se ai u shtrua në spital një ditë pas arrestimit në fundin e muajit Mars.

Ardian Çapja dhe vëllai i tij, Florjani i cili është në kërkim, janë të akuzuar për vrasjen e Gentjan dhe Beqir Nezirit, ndërsa për ngjarjen janë po ashtu të pandehur dhe Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli.

Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Momentalisht për këtë krim të dyfishtë të ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, vijon të jetë në kërkim vetëm Florenc Çapja, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, thuhet se është kryer nga Çapjat për hakmarje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan, vëllain e Ardjan Çapjas.

Florenc Çapja dhe Ardjan Çapja, në vitin 2012 pretenduan se nuk kishin lidhje me krimin, pasi ditën e ngjarjes ndodheshin në Maqedoni dhe jo në Elbasan. Por 8 vite më vonë, njëri nga vrasësit me pagesë Ervis Bardhi, u zbulua nga një gjurmë gishti, që më pas solli pendimin e tij dhe bashkëpunimin me prokurorinë.

Bardhi tregoi se së bashku me Jorgo Lekun ishte paguar nga Ardjan e Florenc Çapja 50 mijë euro, në këmbim të vrasjes së Gentian Beqirit. Bardhi, ka rrëfyer se Gentianin e ka ekzekutuar me 4 plumba në kokë, ndërsa babain e tij, Nezir Beqirin, e mbyti me jastëk Olsi Leku.

Momentalisht Ardjan Çapja vijon të qëndrojë i izoluar në ambjentet e spitalit të Burgut, pas problemeve me zemrën që pësoi menjëherë pas arrestimit. Ai u arrestua më 29 mars të këtij viti në kuadër të operacionit të koduar “Krasta”.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu