Këshilli Bashkiak Elbasan i jep titullin “Qytetar Nderi” mjekut të famshëm Tritan Kalo

0

Këshilli Bashkiak Elbasan i jep titullin “Qytetar Nderi” mjekut të njohur Tritan Kalo.

Në kohën kur më shumë se kurrë mjekët janë heronjtë tanë, në luftë me virusin dhe në përpjekje për të shpëtuar jetë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit i dha titullin “Qytetar Nderi” mjekut të mirënjohur Tritan Kalo.

Me mbi 38 vite eksperiencë si specialist i sëmundjeve infektive, Tritan Kalo njihet për vetësakrifikimin dhe në përkushtimin e pakrahasueshëm për shpëtimin e jetëve njerëzore. Njëzëri Këshilli Bashkiak vlerësoi figurën e mjekut.

Rreth figurës së tij folën Majlinda Peza, këshilltare, Bukurosh Stafa Kryetar i Këshillit të Qarkut, këshilltar, Serafin Papa, këshilltar.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit e konsideroi nder për qytetin që një emër i nderuar si Tritan Kalo të jetë “Qytetar Nderi” dhe të jetë lindur e rritur në këtë qytet.

Po ashtu këshilltarët ranë dakord që të nderojnë edhe figura të tjera të mjekësisë, të bluzave të bardha që sot po japin jetën për të shpëtuar qytetarët.

Madje kishte edhe këshilltarë që ndanë eksperiencën e tyre në luftë me covid 19, duke vlerësuar mbështetjen dhe ndihmën e madhe që u kanë dhënë mjekët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu