Kim Kardashian publikon foton nga adoleshenca, ja sa ndryshe duket

0

Kim Kardashian po kthehet pasi i dha fund xhirimeve për serialin “Keeping Up With The Kardashians”.

Së fundmi, ylli ndau me ndjekësit e saj një foto të saj, që kishte realizuar në moshën 16-vjeçare.

Në këtë foto vihet re se Kim kishte vënë një byzylyk të thjeshtë prej ari të markës ‘Cartier’ ndërsa pushonte në diell, krahas së cilës ka shkruar:

Kim Kardashian ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjithë këto kohë, pasi bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në muajin shkurt. Ajo gjithashtu po merr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj në episodet finale të “Keeping Up With The Kardashian”

Në episiodin që është publikuar së fundmi, vihet re se pjesëtarët e familjes po diskutojnë përsa i përket problemeve të tyre.

Ndërkohë në klip shihet se Kim do të flasë për martesën me Kany West që tani është drejt fundit. Kjo paralajmërohet se do të transmetohet në episodin që do të lancohet së shpejti.

“Ndihem dështake”, thotë Kim një njërin prej klipeve.

Bukuroshja në këto episode, vihet re se e ka ende unazën e martesës.

Ndërkohë kujtojmë se mediat e huaja kanë zbuluar së fundmi nga letrat e divorcit arsyen e vërtetë të ndarjes së Kim dhe Kanye. Kim Kardashian ka cituar në kërkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu