“Kim nuk më kërkoi të distancohem nga Berisha”, Shehaj: Basha bëri sikur e mbrojti

0

“Në asnjë mënyrë nuk ma ka kërkuar. Kush fshihet pas ambasadores amerikane, nuk është korrekt në raport më demokratët dhe me votuesit. Mua nuk ma ka kërkuar. Unë jam i bindur, është e qartë se takimi me Yuri Kim, më ka dëmtuar me demokratët në fushatë. Por unë u tregova luajal. Nuk ka asgjë të keqe të takoj ambasadoren Kim. Ai që nuk u tregua i sinqertë ishte Basha, që për këtë çështje, bëri sikur mbajti anën e Berishës. Pa mbështetjen, apo me heshtjen e zotit Berisha, nuk fitonte.

Kur zgjidhesh, me ndihmën edhe indirekte, me heshtje, sepse demokratët i kishin sytë nga zoti Berisha. Duke e ditur se u zgjodh me këtë ndihmë dhe mbështetje, edhe sikur të ishte i detyruar për vendimin, duhet të jeptë dorëheqjen. Të përdorësh atë mbështetje që mori nga Berisha, për të sulmuar Berishën”, deklaroi Agron Shehaj.