Kim thirrje për Reformën në Drejtësi: “Është koha të tregoni që nuk mbani qëndrime politike dhe individuale”

0

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj përshëndetëse, teksa përkujtohet 108 vjetori i ditës së drejtësisë. Kim tha se është koha që institucionet e drejtësisë tashmë të thonë fjalën e tyre dhe të bëjnë punën që duhet, që presin dhe qytetarët shqiptarë.

“Dua t’iu falenderoj për punën e palodhur që keni bërë derimë tani, Reforma në Drejtësi ka bërë shumë përpara, përgjatë rrugës kemi pasur biseda të vështira, por kemi ende punë  për të bërë. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe tani është koha të tregojmë se Reforma në Drejtësi po jep rezultat, dhe ju nuk keni interesa politike dhe individuale, dhe se në sistemin e drejtësisë nuk ka vend për persona të korruptuar.

Andaj jemi mbledhur sot këtu për të kujtuar qeverinë e Ismail Qemalit që krijoi aktin e parë ligjor, 108 vite më vonë Shqipëria ka një kornizë ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne duam që ju të keni sukses, Shqipëria ka nevojë që ju të keni sukses, unë besoj që ju mund të keni sukses. ShBA do të vijojnë që të qëndrojnë krah për krah me ju, faleminderit dhe gëzuar”, u shpreh Kim gjatë fjalës së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu