Tradita e tmerrshme kineze ,gjymtimi i këmbëve shihet si “simbol i bukurisë”

0

Kina është konsideruar si vendi i traditave. Para një shekulli në vendin aziatik mbizotëronte një traditë e tmerrshme. Të gjitha vajzat që sapo hynin në moshën e pjekurisë u gjymtoheshin këmbët. Madhësia e këmbëve lidhej drejtpërdrejt me fatin e saj. Nëse kishe këmbë të vogël, vajzat do të ishin të denja për familjet më dinjitoze në Kinë.

Lidhur me këtë traditë, është shkruar një roman i tërë nga autorja kineze Lisa See.
Në roman autorja flet për një lidhje “Langtong”, e cila ka për qëllim lidhjen e miqësisë midis dy vajzave. Gjithashtu në roman ilustrohen çastet e tmerrit të gjymtimit të këmbëve, të cilat lidheshin me litarë të trashë dhe mbaheshin të lidhura deri sa këmba të merrte formën e plotë. Kjo traditë është duke u shuar në Kinë dhe tashmë mbeten vetëm gratë e fundit që kanë përjetuar ato çaste të dhimbshme, të cilat si kujtim i tyre i kanë këmbët ende të gjymtuara e në përmasa larg normales.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu