Pak pasi u bë pjesë e stafit të Përputhen, Ana 1 pushohet nga puna

0

Pak javë më parë Ana Lleshi u rikthye në “Për’puthen” si opinioniste gjatë mbrëmjes së të dielave. Një herë ajo ishte së bashku me Meridian Ramçaj ne këtë rol, ndërsa në një puntatë tjetër u bë pjesë e panelit të jurisë me Shqipe Hysenajn. Mirëpo më vonë publiku vuri re se Ana shfaqej kudo, madje edhe në prapaskenat e “Për’puthen”.

Duke qenë se kjo ju bëri çudi të gjithëve, autorja e emisionit, Olsa Muhameti zbuloi se Ana ishte bërë pjesë e stafit realizues të programit.

Por as kjo eksperiencë nuk ka zgjatur shumë për Anën. Burime për “Neës31” kanë bërë me dije se Ana Lleshi është pushuar nga puna dhe nuk është më pjesë e stafit. Arsyet nuk bëhen ende të ditura, ndaj pritet të vijim të mësojmë se çfarë ka ndodhur mes ish-konkurrentes dhe stafit të emisionit.

Ana Lleshi ka qenë një nga konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen” dhe ajo ishte e para që u përjashtua nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave. Teksa ajo ishte ende pjesë e dating shoë, Arjoni, një tjetër ish-konkurrent publikoi një foto nga shtrati me Anën dhe hodhi akuza se kishte kryer edhe marrëdhënie me të. Ana i mohoi të gjitha dhe u shpreh se ajo kishte shkuar në shtëpinë e Arjonit për t’i dhënë ilaçe dhe se e kishte zënë gjumi atje. Mirëpo asgjë nuk u mor parasysh nga produksioni dhe si Ana e Arjoni u përjashtuan për shkak të thyerjes së rregullores.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu