Kishte hapur lokalin për dasëm,gjobitet me 30 milion lekë pronari

0

Pronari i një lokali në Fier është gjobitur me 30 milion lekë pasi kishte hapur lokalin e tij për një event festiv, duke shkelur rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000.000 lekë, shtetasin E. Sh, pronar i një subjekti Lounge Bar në Fier pasi është konstatuar duke organizuar event festiv në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, ndërkohë që fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu